
Ndërsa qytetarët e Vlorës ankohen se prej më shumë se dy javësh nuk kanë ujë të rrjedhshëm në çezmat e tyre, në kulmin e vapës së verës.
Një dush i zakonshëm është kthyer në luks të paarritshëm për vlonjatët këto ditë, të cilët duket se të vetme mënyrë për t’u larë kanë detin. Me sa duket i pari i vlonjatëve ka zgjedhur të zbatojë teoremën ” Populli do Bukë dhe Cirk”.
Këtë të mërkurë, Ermali u shfaq i qetë e buzagaz në zyrën e tij me ajër të kondicionuar, duke pritur aktorin turk Burak Özçivit, i cili është thërritur për të promovuar turizmin në Vlorë. Nuk dihet se sa para ka marrë “Osmani” për këtë vizitë, por që qytetarët e një qyteti pa ujë dhe të mbytur nga tymi i mbeturinave, me siguri do ta kishin parë më me vlerë që këto para të investoheshin në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Kujtojmë se pak javë më parë, Vlora u mbulua nga tymi i mbeturinave që digjen çdo vit, për shkak të mungesës së një sistemi efikas të menaxhimit të mbetjeve. Por edhe për këtë, Ermal Dredha nuk dha asnjë zgjidhje.
Në vend të zgjidhjes së problemeve reale, kryebashkiaku duket se është i fokusuar te fasada dhe fushatat mediatike, ndërsa qytetarët vazhdojnë të vuajnë në heshtje.