Vlonjati i nxjerr armën vëllait, e çmonton pistoletën pasi sheh policinë

Vlonjati i nxjerr armën vëllait, e çmonton…

Policia në Vlorë ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi gjatë një sherri me vëllanë e tij ka nxjerr armën e zjarrit. Sapo ka parë Policinë, ky shtetas e ka çmontuar pistoletën në shumë pjesë dhe ka tentuar ta fshehë mirëpo është zbuluar.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë  arrestuan  në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi  i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit  pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan  në cilësinë e provës materiale  pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit