Vlonjati me dy emra arrestohet në Muriqan, akuzat për 41-vjeçarin të dënuar nga shteti italian

Vlonjati me dy emra arrestohet në Muriqan,…

Policia në pikën kufitare të Muriqanit njofton se ka arrestuar sot një të kërkuar nga drejtësia italiane, Elton Isufin.

Isufi është arrestuar në momentin që po futej në Shqipëri, teksa vinte nga Belgjika.

Isufi që njihej dhe me identitetin Mateo Meto, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Tashmë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një shtetas nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit