Vlonjati tenton të largohet nga vendi me 13 mijë €, ndalohet në Durrës

Vlonjati tenton të largohet nga vendi me…

Një 39-vjeçar nga Vlora është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka tentuar të nxjerrë jashtë vendit një shumë të konsiderueshme të hollash të padeklaruara nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin Eridan Fejzaj, i cili në tentaivë për të dalë nga vendi u kalua për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, sipas informacioneve zyrtare nga uniformat blu këtij shtetasi iu gjetën 9 670 euro dhe 3 345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma monetare është sekuestruar, teksa mbi 39-vjeçarin rëndon vepra penale e “Mosdeklarimi në kufij i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit