Vlora e blinduar nga policia, del nga burgu "Buzëderri"

Vlora e blinduar nga policia, del nga…

Sokol Sinomati, babai i 23-vjeçarit Gëzim Sinomati që u ekzekutua në ballkonin e banesës në Vlorë ka marrë leje për të dalë nga burgu këtë të martë. Lejen babai i të ndjerit e ka marrë për të qenë pjesë e ceremosisë ku i riu do të përcillet për në vendprehje.

Që në orët e para të mëngjesit qyteti i Vlorës është në monitorim të forcave të policisë, ku rreth 100 efektivë janë angazhuar për ruajtjen e Sokol Sinomatit, i cili është një emër i njohur për drejtësinë.

Kjo pasi ai ka qenë një prej anëtarëve të bandës së Gazmend Brakës, i njohur ndryshe me nofkën Gaxhai. Grupi me aktivitet në vitet 1997-2000, janë përgjegjës për një sërë ngjarjes të ndodhura në qytetin e Vlorës si vrasje, pengmarrje madje dhe një sulm ndaj komisariatit të Policisë.

Sokol Sinomati që sot ka dalë për disa orë nga burgu njihej me nofkën “Buzëderri”. Në vitin 2000 ai është dënuar për vrasjen aksidentale të Luigj Xhafës, i cili u kap gabimisht nga plumbat në një atentat ndaj Sokol Nuhos. Ndaj Sinomatit rëndojnë një sërë akuzash, pasi ka qenë i përfshirë dhe në ngjarje të tjera. Konfliktet e krijuara me fiset kundërshtare në qytetin bregdetar, duket se ende nuk janë shuar, pasi dy vite më parë vëllait të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, Bernard Sinomatit i shpërtheu një sasi tritoli në automjetin e tij

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit