Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do arrestohet nëse nuk kthehet në Shqipëri?

Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, a do…

Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka mësuar për masën e arrestit të caktuar ndaj saj nga GJKKO, me kërkesë të SPAK-ut, ndërsa ndodhet në Azerbajxhan.

Hyseni akuzohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit, ndërsa emri i saj është përfshirë në hetimet ku dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.

Por çfarë do të ndodhë nëse Vlora Hyseni nuk rikthehet në Shqipëri?

Ndaj saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Nëse brenda afatit 30-ditor nuk realizohet ekzekutimi i masës dhe procedurat vijojnë, ajo mund të shpallet në kërkim edhe ndërkombëtar, sipas hapave të parashikuar nga ligji.

Hyseni pritet të përballet me drejtësinë në kuadër të një prej dosjeve më të bujshme të kohëve të fundit, atë që lidhet me AKSHI-n, ku hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për një strukturë të organizuar që ndërhynte në procedurat e tenderimeve dhe në veprimtari të tjera të paligjshme.

Rasti merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të pozicionit që ka mbajtur Hyseni. Bëhet fjalë për një prej niveleve më të larta drejtuese të strukturave të sigurisë në vend, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Shërbimi Informativ i Shtetit lidhur me akuzat dhe masën e sigurisë ndaj saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit