Një tjetër detaj është mësuar lidhur me komunikimet e vazhdueshme të zbuluara mes Vlora Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi. Sipas burimeve, në një prej qindra mesazheve të shkëmbyera mes tyre, kreu i SHISH-it i ka shkruar Agasit: “Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë.”
Për Prokurorinë e Posaçme, komunikime të tilla janë interpretuar si tregues të një qëndrimi kundër organeve të drejtësisë. Mesazhet janë pjesë e komunikimeve që po shqyrtohen në kuadër të hetimeve, ndërsa përmbajtja dhe konteksti i tyre pritet të vlerësohen nga organet kompetente.