Vlora qarku me numrin më të lartë të divorceve, çdo ditë dhjetëra raste në gjykatë

Vlora qarku me numrin më të lartë…

Numri i divorceve në Shqipëri mbetet relativisht i lartë, ku çdo ditë me dhjetëra çifte i drejtohen gjykatave për të prishur martesat me partnerët e tyre.

Në raport me popullsinë, Vlora rezulton që të jetë qarku me numri më të madh të divorceve në vend sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. 9.8% e vlonjatëve kanë vendosur që t’i japin fund martesës të tyre.

Por Vlora nuk është i vetmi qark që përballet me këtë fenomen, pasi ajo ndiqet nga Tirana, Korça e Gjirokastra. Përgjithësisht arsye e divorceve janë të ardhurat familjare, vështirësia për të përballuar jetesën, por edhe dhuna ku shpesh viktima janë gratë.

Nga çështjet e referuara gjykatës, afro 90% e tyre mbyllen pa arritur një marrëveshje mes palëve. E teksa numri i divorceve është në rritje, në ulje është numri i martesave pasi gjithnjë e më pak çifte po krijohen.

Kjo ndikohet nga preferencat e të rinjve, ku vajzat kanë shtyrë moshën e martesës dhe të bërjes nënë për herë të parë, pasi janë përqëndruar më shumë te arsimi dhe karriera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit