Vlorë/ 22-vjeçari humb kontrollin e makinës, del nga rruga

Vlorë/ 22-vjeçari humb kontrollin e makinës, del…

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e 1 janarit në qytetin e Vlorës. Një makinë përfundoi jashtë rruge rreth orës 18:30, e për pasojë një 20-vjeçar mbeti i plagosur. Mjeti drejtohej nga një 22-vjeçar.

“Më 1 janar, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit