
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se një 25-vjeçar me iniciale A.H ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me iniciale S.V i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu gjatë sherrit shtetasi A.H i ka shkatërruar dhe thyer xhamat automjetit në pronësi të të plagosurit.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.