Vlorë: 37-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj, dyshohet se është vetëvarur

Vlorë: 37-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën…

Një 37-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Dukat të Vlorës, pasditen e 24 shtatorit.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 16:00, familjarët kanë gjetur pa shenja jete shtetasen E. Q., 37-vjeçe.

Nga veprimet paraprake, dyshohet se 37-vjeçarja është vetëvarur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak – Rreth orës 16:00, në fshatin Dukat, është gjetur e pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasja E. Q., 37 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit