Vlorë, 41-vjeçari rreh babanë dhe e bën për spital

Vlorë, 41-vjeçari rreh babanë dhe e bën…

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Një 41 vjeçar me iniciale J.S banues në fshatin Nartë u arrestua nga policia e Vlorës. Ai u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij.

Sipas policisë si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet në spital. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit