Vlorë/ Dalin pamjet, nga vjedhjà e 13 celularëve, e gjitha për 3 minuta

Vlorë/ Dalin pamjet, nga vjedhjà e 13…

Këtij të riu nuk i janë dashur më shumë se tre minuta për të hapur me sqepar derën e telefonit të celularëve në Vlorë, ku edhe  mori 13 aparatë celularë dhe u largua. Hajduti me maskën anti-Covid, kapele dhe kapuçin e trikos sipër mbërrin para dyqanit  në bulevardin Vlorë-Skelë, në orën 03:29 minuta të mëngjesit.

Pasi hap derën  kryesore prej xhami me sqepar duke e lëshuar të gjithën në tokë, ai futet në dyqan mbledh me shpejtësi 13 celularë të vendosur në vitrinë, i fut në xhepa dhe largohet me vrap. E gjithë grabitja është kryer në tre minuta. Hajduti ëhstë filmuar nga kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë dyqanit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

https://vloranews.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-05-at-12.26.06.mp4?_=1

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit