Vlorë/ Gruaja filmon të miturën që dhunohet nga moshataret: Më fal që s'ndërhyra, por...

Vlorë/ Gruaja filmon të miturën që dhunohet…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Vlorës, ku tre adoleshente janë kapur duke dhunuar në mes të rrugës një bashkëmoshatare të tyre. Ngjarja është filmuar nga një grua e lagjes nga ballkoni i saj dhe videoja është dërguar në redaksinë e TVA News.

Gruaja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka kërkuar falje që nuk ndërhyri për të ndaluar dhunën ndaj vajzës. Në videon e dërguar, dhuna është e dukshme dhe shqetësuese, me vajzën që goditet me shuplaka nga tre bashkëmoshataret.

Tva News ka publikuar videon, duke shpresuar që autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të hetuar dhe “ndëshkuar” përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm.

Ky incident nënvizon nevojën urgjente për edukim dhe ndërgjegjësim mbi dhunën dhe pasojat e saj, veçanërisht mes të rinjve.

“Pershendetje! Doja tju bej nje thirrje te gjithe prindereve nese e postoni kete vidio . Te lutem shikoni dhe kontrolloni femijet me ke rrin ku ven mire ketyre ju kan mar trut era po juve a ju dhimbset gjaku juaj se neser perfundojne bejn vetvrasje dhe eshte e gjitha per fajin tuaj . I kerkoj ndjes ksaj vajze qe nuk zbrita ta ndihmoje jemi familjare dhe shume te tjere si une qe pane dhe nuk ndihmuan por sot ka ardh shume kohe e keqe ruhemi nga cilimickat dhe ciliminjt ju kan mar trut era ju kan marr.” – shkruan qytetarja që ka dërguar videon.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100076266980211%2Fvideos%2F1203290670803401%2F&show_text=false&width=380&t=0″ width=”380″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit