Vlorë/ Katër persona të huaj trafikonin qytetarë ukrainas dhe i detyronin të shpërndarin drogë

Vlorë/ Katër persona të huaj trafikonin qytetarë…

I’m Në qytetin e Vlorës është zhvilluar një operacion i koduar “Transnacional”, që ka çuar në ndalimin e një grupi të dyshuar për trafikim personash nga Ukraina. Si rezultat, janë arrestuar katër shtetas të huaj:

Mark Petrenko, 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë;

Nazar Khamuilo, 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë;

Oleksandr Tavorskyi, 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi;

Marianna Syzareva, 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim një shtetas 35-vjeçar me inicialet K.M., banues në Poloni.

Grupi dyshohet se rekrutonte individë në vende të ndryshme të Europës, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas i detyronin të kryenin veprimtari të paligjshme përmes kërcënimeve dhe dhunës. Viktimat detyroheshin të angazhoheshin në rekrutimin e personave të tjerë përmes rrjeteve sociale, ndërsa qëllimi i tyre përfundimtar përfshinte aktivitete kriminale si trafikimi i lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do të analizohen më tej. Ndërkohë, janë identifikuar dhe shoqëruar 19 shtetas ukrainas, të moshës 18-26 vjeç, që dyshohet se kanë qenë viktima të këtij rrjeti.

Hetimet për këtë rast vijojnë në bashkëpunim me agjenci ligjzbatuese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit