Vlorë/ Merr flakë bombula e gazit, plagosen burrë e grua

Vlorë/ Merr flakë bombula e gazit, plagosen…

Një bombul gazi ka marrë flakë në qytetin e Vlorës, ku për pasojë janë plagosur dy bashkëshortë.

Mësohet se gruaja M.S., 49 vjeç ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa bashkëshorti i saj, L.S. 62 vjeç është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera nga ngjarja, dhe se si është gjendja e tyre.

“Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.
Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit