Vlorë/ Po bënte plazh vetëm, mbytet në det 75-vjeçari

Vlorë/ Po bënte plazh vetëm, mbytet në…

Një 75-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi është mbytur në det. Sipas informacioneve paraprake të policisë, i moshuari, i identifikuar si A.D. ka qenë duke bërë plazh i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion Paraprak
Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.
Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit