Vlorë/ Preket nga virusi punonjësja e Shtëpisë së Foshnjës, testohet stafi

Vlorë/ Preket nga virusi punonjësja e Shtëpisë…

Një punonjëse e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gruaja e moshës 54-vjeç me detyrë sanitare në këtë institucion, pas shfaqjes së simptomave dhe kryerjes së tamponit, ka rezultuar mbartëse e virusit.

Kjo ka bërë që të kryehet tampon dhe për tre pjestarë të tjerë të stafit, ndërkohë që përgjigjet nuk kanë dalë ende.

Për shkak të situatës së Covidit Shtëpia e Foshnjës në Vlorë funksionon me karantinim dy javor për çdo grup stafi./fax web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit