Vlorë, sherri me thika i merr jetën 25-vjeçarit, u godit në zemër...

Vlorë, sherri me thika i merr jetën…

Nata e mbrëmshme është mbyllur me një tjetër vrasje të orëve të vona në Vlorë. Një sherr banal mes dy të rinjve me armë të ftohta ka rezultuar tragjik për njërin rej tyre.

Një i ri 25-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër, ngjarje që ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në zonën e Pyllit të Sodës.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, viktimë ka mbetur 25-vjeçari Aleksandër Petanaj.

Më tej policia ka saktësuar faktin se, mes të riut dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armëve të ftohta nga palët.

Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje të sakta për identitetin e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit