Vlorë/ Tentoi të lidhte disa kabuj të energjisë elektrike në oborrin e shtëpisë, vdes 59-vjeçari

Vlorë/ Tentoi të lidhte disa kabuj të…

Një shtetas 59-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Vlorës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në oborrin e banesës së tij.

Mësohet se viktima po tentonte të rilidhte disa kabllo elektrike të këputura, në momentin kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit