Vlorë/ U arrestuan gjatë operacionit anti-drogë, jepet masa e sigurisë për 27 persona

Vlorë/ U arrestuan gjatë operacionit anti-drogë, jepet…

Gjykata e Vlorës jep sot masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin anti-drogë në këtë qytet. Kujtojmë se gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Vlorë u arrestuan 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Aksioni do të vijojë për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku lëndësh narkotike./abcnews.al/

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit