‘Vodafone-Albania’ në prag falimenti? Revista e biznesit: Do largohet nga Shqipëria, po shet aksionet

‘Vodafone-Albania’ në prag falimenti? Revista e biznesit:…

Vodafone Albania, mesa duket e ka kuptuar dështimin e saj në lidhje me shërbimin që i ofron shqiptarëve. Së fundmi mësohet se Vodafone po mendon largimin e saj nga Shqipëria, në një kohë ku denoncimet mbi abuzimet janë të shumta.

Pyetja që shtrohet pas kësaj është se çfarë do të ndodhë me gjithë klientët e kësaj kompanie?

Krahët e ngrohta nga qeveria duket se nuk premtokan shumë për Vodafonë Albania, dhe largimi i shumë përdoruesve ka sjellë një situatë të pakënaqur për drejtuesit.

Ashtu siç edhe është deklaruar, vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të vetë AKEP, Vodafone ka njohur një rënie të numri të përdoruesve, që duket se lidhet pikërisht me shërbimet me kosto shumë të lartë që ajo ofron.

Shkrimi i plotë i revistës së biznesit Mergemarket:

Vodafone Albania ka nxjerrë në shitje aktivitetin e vet në Shqipëri, që përfshin komunikim fiks dhe të lëvizshëm, si edhe shërbim televiziv, siç i kanë pohuar Mergermarket dy burime në brendësi të situatës. Burimi i parë tha se çmimi i deklaruar është 270 milionë euro, dhe shtoi se nuk dihet nëse Vodafone do të caktojë këshilltar financiar për këtë plan.

Hamendësohet se Vodafone do të shesë të gjitha asetet në tregjet e Europës qendrore dhe lindore, tha burimi i dytë. Vodafone është i pranishëm në Republikën Çeke, në Hungari dhe Rumani ndër vendet e Europës qendrore dhe lindore. Vetë Vodafone nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me këtë situatë.

Një arsye e mundshme e largimit është rishqyrtimi që po i bën Vodafone pranisë në tregje të vogla europiane si Shqipëria dhe Malta, dhe fokusimi tek rritja e të ardhurave në Indi, sipas burimit të parë.

Vodafone bëri publike në dhjetor 2019 arritjen e marrëveshjes për shitjen e 100% të aksioneve të Vodafone Malta tek Monaco Telecom për shumën e barazvlefshme me vlerën e shoqërisë prej 250 milionë euro, raporton mergermarket.

Sipas faqes së internetit të kompanisë, Vodafone Albania është krijuar në vitin 2001, ka 398 punonjës dhe 146 dyqane në mbarë vendin, ndërkohë që mbetet e paqartë tashmë se në dorën e kujt do të kalojnë këto dyqane.

Tremujori i parë i vitit 2020 u mbyll me 2,58 milionë përdorues aktivë të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, duke shënuar 1,4% ulje krahasuar me një vit më parë, deklaron AKEP, autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare të vendit.

Vodafone Albania kryeson tregun me 1,19 milionë përdorues aktivë të telefonisë së lëvizshme, i ndjekur nga Telekom Albania me 990.670 përdorues dhe nga Albtelecom me 410.460 përdorues.

Vodafone njoftoi në tetor 2019 blerjen e AbCom, operatorit më të madh kabllor në Shqipëri, nga fondi privat i investimeve SEAF. Rrjeti i AbCom shtrihet në 460.000 shtëpi; kjo kompani u ofron shërbime të brezit të gjerë dhe TV me pagesë mbi 100.000 familjeve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit