Vodafone i bën modë mashtrimet, denoncimi i qytetarit: Shikoni si gënjejnë për ofertat

Vodafone i bën modë mashtrimet, denoncimi i…

Vodafone Albania vazhdon abuzimet dhe mashtrimet me klientët e saj.

Siç e ka denoncuar dhe “GazetaAtdheu” ditët e fundit, qytetarët janë tepër të zhgënjyer nga kjo kompani.

Denoncimi i radhës është publikuar nga JOQ Albania, ku një qytetar thotë se pasi ka kontaktuar me operatorët për të përfituar një ofertë të caktuar, ka marrë si përgjigje se oferta është vetëm për qytetin e Korçës dhe Shkodrës.

Ndërkohë, në faqen e Vodafone, thuhet se mjafton të jesh klient i Vodafone për të përfituar ofertën.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Jeta osh Qejf Dua te denoncoj nje mashtrim te Vodafone dhe Abcom, pasi nxjerrin oferta dhe kur i merr qe ta perfitosh si oferte te thone qe esht vetem per Korcen dhe Shkodren. Nderkohe qe tek faqja zyrtare e Vodafome thote qe mjafton te jesh klient i Vodafone. ju lutem publikojeni.Nuk e thote ne asnje vend qe eshte per qytete specifike

/Burimi: JOQ Albania/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit