Vodafone jerm fare, vapa i ka trullosur! I ofron qytetarit të njëjtën paketë me dy çmime të ndryshme

Vodafone jerm fare, vapa i ka trullosur!…

Kompania Vodafone Albania vazhdon me bëmat e saj, dhe akoma më shumë njerëz po denoncojnë skandalet.

“GazetaAtdheu” prej ditësh ka publikuar shqetësimet e qytetarëve për parregullsitë me këtë kompani telefonike.

Ditën e sotme, një tjetër denoncim ka ardhur nga një qytetar në redaksinë e “GazetaAtdheu”.

Ai ankohet për faktin, se si e njëjta ofertë, i ofrohej ta bënte me 16 mijë lekë në datën 7 korrik, ndërkohë që sot paketa 4G Run ofrohet me 20 mijë lekë.

Denoncimi i qytetarit:

Nje fotografi ku flet qarte pasi bemat e vodafonit nuk kan te sosur . Sot me thot qe paketen ditore 4G Run ta bej me 20 mij lek kurse ne daten 7 korrik me thoshte me 16 mij lek ??

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit