“Vodafone plehra!”, Qytetari: S’ka 20 ditë që e rimbusha telefonin, më njoftojnë se numri do mbyllet

“Vodafone plehra!”, Qytetari: S’ka 20 ditë që…

Kompania Vodafone po kthehet në shqetësimin e përditshëm të klientëve të saj të cilët nuk rreshtin së shprehuri pakënaqësitë.

Duket se kompania pas pandemisë nuk po kursen më askënd duke vjedhur fare hapur.

Në problem është kthyer mesazhi që mbërrin në telefonat e klientëve, të cilët edhe pse bëjnë rimbushje, njoftohen nga Vodafone se numri është duke skaduar.

Ata duhet të bëjnë një tjetër rimbushje, ndryshe mbeten pa shërbim.

Kompania më e shtrenjtë telefonike në vend që justifikohet me cilësinë e një shërbimi që nuk e ofron ka vendosur disa kritere për klientët:

Rimbushjet 100-500 lekë vlefshmëria e kreditit (numri nuk kalon në status pasiv) 30 ditë.

501-1000, vlefshmëria 60 ditë.

1001-2000, vlefshmëria e kreditit është 90 ditë.

Lidhur me këtë, ka shkruar një qytetar në redaksinë e “JOQ-Albania”, i cili tregon se, bëri një rimbushje prej 15 mijë lekësh.

Por nuk kaluan 20 ditë dhe në celularin e tij mbërriti mesazhi se, numri ishte duke kaluar në status pasiv.

Ja mesazhi dërguar nga qytetari për portalin “JOQ-Albania”:

“Ja kur e kom mbush ska 20 dite 15 mi lek te vjetra vodafon plera. Dhe me vjen sms tjeter e thote po se mbushe brenda javes nr do te mbyllet ???

Fola me vodafon plerat dhe me con kete sms. Ju betohem qe mumde te kem bere dhe rmbushje tjeter brenda muajte.

Ja dhe sa giga kome momentalisht I kome hudhe 15 mi lek dhe me thote mbyllet nr brenda javes?”

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit