Vodafone vijon ‘zhvatjen’ e shqiptarëve: Nëse s’bën ofertë, numri kalon në status pasiv!

Vodafone vijon ‘zhvatjen’ e shqiptarëve: Nëse s’bën…

Vodafonë vijon të zhvasë shqiptarët, të cilët vazhdojnë t’i besojnë ende edhe pas shumë e shumë skandaleve nga kjo kompani. Rastet, kur kompania Vodafone, nuk është në shërbim të qytetarëve, por përpiqet që t’i rrjepë ata sa më shumë janë publikuar pafund nga JOQ ALBANIA. Së fundmi, babëzia e kësaj kompanie, që fatkeqësisht operon në Shqipëri ka kapur majën. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë, mesazhet e pazakonta që ka marrë nga Vodafone. Qytetari njoftohet se ka një ofertë aktive me shumë minuta deri në datë 25 Maj, por mesazhi pasardhës është skandaloz. Vodafonë, njofton qytetarin se pas pesë ditësh, e cila përkon me ditën kur mbaron oferta, nëse nuk kryhet rimbushje, numri kalon në statusin pasiv. Kështu që në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Vodafone detyron qytetarët që menjëherë sa të mbarojë oferta të aktivizojnë një paketë tjetër.

Epo, nuk është hera e parë që Vodafone përfiton padrejtësisht nga xhepat e shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit