Vodhën 200 milionë lekë| Rruga e mundimshme nga Laçi në Sarandë, e pësojnë “skifterët”

Vodhën 200 milionë lekë| Rruga e mundimshme…

Tre të rinjë nga Laçi dhe Tirana dyshohet se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme prej 200 milionë lekë në një supermarket. “Skifterët” u nisën nga Laçi drejt Sarandës për të bërë goditjen e madhje të grabitjes. Plani i tyre funksionoi por jo për shumë gjatë. Policia e Sarandës në një aksion të befasishëm ka shoqëruar në komisariati të dyshuarit.

Të rinj të veshur me kostum sportiv me kapuç dhe me maskë Covid që transportojnë disa çanta, janë pikasur nga kamerat e sigurisë. Policia është duke marrë në pyetje të dyshuarit, por mësohet se në bashkëpunim me prokurorinë janë siguruar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para drejtësisë.

“Skifterët” gjatë grabitjes së supermarketit kanë vjedhur edhe serverin e kamerave por mësohet se ata nuk kishin arritur të merrnin një tjetër server të fshehur të dy kamerave. Kjo ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të rinjëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit