Vodhën bizhuteritë e ish-Presidentit të klubit të njohur spanjoll, arrestohet banda e shqiptarëve

Vodhën bizhuteritë e ish-Presidentit të klubit të…

Një bandë shqiptare që merrej me grabitje dhe që vepronte në Katalonia është goditur nga Garda Civile.

Anëtarët e grupit kriminal lëviznin prej andej për në Galicia për të vjedhur në shtëpi luksoze që ishin zgjedhur më parë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se grupi ka nisur veprimtarinë kriminale nga janari i këtij viti, veçanërisht në jug të provincës së Pontevedra, konkretisht në Vigo, Nigrán, Ponteareas dhe Redondela.

Ish-presidenti i Deportivo, Tino Fernández, pronar i kompanisë së këshillimit Altia, është një nga viktimat e bandës në provincën e A Coruña dhe dje mori bizhuteritë që ishin vjedhur prej tij dhe që u gjetën në Katalonia.

Operacioni “Scarpia” mbetet i hapur në pritje të arrestimeve të mëtejshme. Anëtarët e bandës janë të moshës 20-25 vjeç dhe përdornin automjete të nivelit të lartë për të vepruar një herë në çdo dy javë, me një mesatare prej tre deri në pesë grabitje nëpër shtëpitë e njerëzve të pasur.

Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera për numrin e të arrestuarve apo identitetin e tyre.

Burimi: La Vanguardia | Përshtati: GazetaAtdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit