Vodhën duke dublikuar pagat e UKT-së, zyrtarët e Veliajt dërgohen në gjykatë

Vodhën duke dublikuar pagat e UKT-së, zyrtarët…

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe nisur në gjykatë kërkesën për çeljen e gjykimit në ngarkim të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, të akuzuar për vjedhjen e 21.6 mln lekëve përmes rrogave të dublikuara.

Erblin Lushaj, inxhinier, dhe Sigi Zhuleku, përgjegjës i pagave, ranë në pranga për shkak të masës arrest në burg, teksa u liruan pas disa javësh në masën arrest shtëpie, ndërsa në detyrim paraqitje janë hetuar dy faturistët Rudina Lalaj e Azem Xhaferri.

Ata u kallëzuan nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim.

Vjedhja u zbulua nga një bankë e nivelit të dytë që sinjalizoi UKT-në për dublikim të emrave të punonjësve të kësaj shoqërie në procedurën e kalimit të pagave nga llogaria e UKT-së drejt bankës.

Dhe përfituesit sipas organit të akuzës ishin shtetasit Sigi Zheleku e Rudina Lalaj.

Lëvizjet janë evidentuar kryesisht në periudhën janar-korrik 2023, ku nga auditimi i kryer rezulton se listë-pagesat zyrtare së bashku me urdhër-transfertat, në dukje kanë të njëjtën vlerë totale, por që në të vërtetë nuk korrespondon me vlerën në urdhrin e transfertës.

Diferenca për këtë periudhë vjen si rezultat i dublikimit më shumë se dy herë i punonjësve Sigi Zhuleku e Rudina Lalaj. Fenomeni është dyshuar se është i shtrirë nga muaj prill 2018 deri në porrik 2023 dhe dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, ku përfitues janë Sigi Zheleku, Rudina Lalaj, Azem Xhaferri dhe Erblin Lushaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit