Vodhën kishën dhe xhaminë në qytetin e Korçës, arrestohen 2 shtetas

Vodhën kishën dhe xhaminë në qytetin e…

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas, ndërsa një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë vjedhur 4 objekte kulti.

Është vënë në pranga L.G., 52 vjeç dhe shtetasi O.T., 40 vjeç të dy banues në Korçë janë kapur në flagrancë duke vjedhur para, ikona dhe një foni zëri në fshatrat Malavec dhe Drenovë në dy objekte kulti (xhami dhe kishë). Kanë vjedhur gjithashtu një ikonë në lagjen numër 2 në Korçë.

Shtetasi K.F. 42 vjeç do të procedohet në gjendje të lirë pasi bleu sendet e vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 4 raste të vjedhjes në objekte kulti, në qarkun e Korçës.Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të vjedhjeve. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjes në objektet e kultit, në qarkun e Korçës, kanë bërë të mundur zbardhjen e katër prej ketyre rasteve, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të tyre.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve L. G., 52 vjeç dhe O. T., 40 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, për shtetasin K. F., 42 vjeç, banues në Korçë.Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit L. G. dhe O. T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.10.2022, kanë vjedhur në fshatrat Malavec dhe Drenovë, Korçë, në dy objekte kulti (xhami dhe kishë), një shumë lekësh dhe një foni zëri, të cilën më pas ia kanë shitur shtetasit K. F.Gjithashu, më datë 23.10.2022, në lagjen nr. 2, Korçë, kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një ikonë, në një kishë, ndësa më datë 16.03.2022, në xhaminë e fshatit Malavec, Korçë, kanë vjedhur foninë e zërit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit