Vodhën miliona euro/ Gjykata pranon dënimin e shkurtuar për Kokën dhe Bllakon

Vodhën miliona euro/ Gjykata pranon dënimin e…

Lefter Koka dhe Alqi Bllako do të vuajnë vetëm një të tretën e dënimit që do të ofrojnë organet e drejtësisë për çështjen e inceneratorëve. Ndonëse dy politikanët me firmën e tyre u dhanë miliona euro disa kompanive fantazmë dhe përfituan vetë para nga këto skema fiktive, kjo nuk është parë si e mjaftueshme për të dënuar maksimalisht zyrtarët e lartë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka, të ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyrë të vijojë me gjykim të shkurtuar. Në rast se ata shpallen fajtor nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit, duke bërë më pak burg.

Deri sa arriti këtë kërkesë, Lefter Koka përdori gjendjen e tij shëndetësore të rënduar e në disa raste bëri shfaqje duke u larguar nga salla e gjyqit me ambulancë. Ndërkohë Alqi Bllako ka vajtuar në dyert e gjykatës se nuk ka kush kujdeset për tre fëmijët e tij të mitur, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata është treguar zemërmirë nga lutjet e dy zyrtarëve të korruptuar që zhvatën buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptarëve duke i shpërblyer me ulje të dënimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit