Vodhi banesën e ish-vjehrrit, dhe lidhi familjarët/ Gjykata jep masën për dhëndrin dhe 2 miqtë e tij

Vodhi banesën e ish-vjehrrit, dhe lidhi familjarët/…

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur burg pa afat për tre të árrestuarit e grabitjes së ndodhur në 30 prill në fshatin Qinam të Tiranës. Arrest me burg u vendos për dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe organizatorin e grabitjes, Jani Aruçi.

Autorët, pasi lidhën kryefamiljarin, nën kërcënimin e ármës morën 400 mijë lekë të vjetëra. Tre autorët u prezantuan para grabitjes si punonjës policie. Pas ngjarjes Policia sekuestroi mjetin e përdorur në ngjarje, si dhe një nga dy armët e përdorura nga autori.

Kontrollet u kryen në Zall Herr, dhe u shtruan në fshatrat Grec dhe Tapizë. Gjyqtarja e çështjes Armela Hasantari, ndërsa përfaqësues i organit të akuzës, Albert Demirneli. Një nga autorët e ngjarjes, Jani Aruçi, i cili ishte organizator i grabitjes, është ish-dhëndërr në familjen në të cilën u bë grabitja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit