Vodhi ilaçet në Spitalin e Korçës/ Gjykata jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikolin Ciko

Vodhi ilaçet në Spitalin e Korçës/ Gjykata…

Gjykata e Korçës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për infermierin, Nikolin Ciko i cili përfitonte nga situata e krijuar e Covid-19 për të patur përfitime personale.

“Fax News” raporton se gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 43-vjeçarin i cili akuzohet për dy vjedhje të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës. Ciko akuzohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

Policia ka prova për 2 episode në mars dhe gusht të këtij viti ka vjedhur ilaçet që shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe atyre me sëmundje tumorale.

Gjatë marrjes në pyetje i akuzuari, Nikolin Ciko, ka pranuar vjedhjen, me justifikimin se ua shiste pacientë të sëmurë me virus që ai trajtonte, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit