Vodhi një makinë luksoze në Velipojë, bie në pranga 23-vjeçari

Vodhi një makinë luksoze në Velipojë, bie…

Është ndaluar nga policia, 23-vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes së një mjeti luksoz në Velipojë.

A.P., banues në Mamurras, dyshohet se ka vjedhur një makinë tip “Range Rover”, që i përket D.D., 53 vjeç, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një mjeti luksoz në Plazhin e Velipojës.

Ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen e një mjeti luksoz në plazhin e Velipojës.

Në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas një pune të mirorganizuar u bë ndalimi i shtetasit A.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit