Vodhi “Toyota”-n në Shijak, arrestohet 34-vjeçari

Vodhi “Toyota”-n në Shijak, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë. Përmes njoftimit zyrtar, policia bën me dije se gjatë një kontrolli rutinë, efektivët kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”.

Pas verifikimeve rezultoi se “Toyota” ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të një personi me inicialet D. P..

Ky i fundit kishte bërë edhe një kallëzim për mjetin e tij. Për pasojë 34-vjeçari që u kap nën drejtimin e mjetit, u vu në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt por dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip “Toyota”, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit