Vokshi pozicionohet në krah të Nokës? Deputetja: Memecëria e çon PD drejt vdekjes së sigurt

Vokshi pozicionohet në krah të Nokës? Deputetja:…

Lëvizje të reja janë bërë brenda selisë së PD, teksa është shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka.

Lidhur shumë zhvillime të fundit brenda partisë opozitare, ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi, që mban gjithashtu edhe postin e kryetares në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Në një shkrim të saj, Vokshi nuk shkruan direkt për shkarkimin e Nokës, por gjuha që ka përdorur lë të kuptohet se është kundër këtij vendimi.

Vokshi:

Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë, por të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit