Von der Leyen flet për integrimin në BE: Shqipëria i ka kryer detyrat

Von der Leyen flet për integrimin në…

Presidentja e Komisionit Europian Ursrula Von der Leyen, është shprehur në lidhje me integrimin europian se Shqipëria i ka kryer detyrat.

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për shtyp me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Gjatë fjalës së saj Von der Leyen u ndal tek integrimi. Ajo tha se e ardhmja e Shqipërisë është në BE teksa theksoi që ky është një detyrim që BE iu ka të rinjve shqiptarë.

“Shqipëria i ka kryer detyrat. E di që është rrugë e gjatë. E di që ky është borxhi që i kemi të rinjve. Të rinjtë shqiptarë që e shohin veten në BE”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit