
Përdhunimi i një 26-vjeçareje në qytetin e Vlorës gjatë javës së kaluar, ka tronditur opinionin publik. E reja u drogua dhe u abuzua seksualisht nga 4 persona, ku me njërin prej tyre kishte lidhje dashurie.
Pas përdhunimit, e reja u la në anë të rrugës dhe më pas u dërgua në spital.
Policia arrestoi pas denoncimit të vajzës Oljtan Tahirin (i dashuri i 26-vjeçares) dhe Albi Ceno, ndërsa shpalli në kërkim Gentjano Mehmetin.
Por duket se vetë policia nuk ka punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Përmes një statusi në Facebook Balla shkruan se Nënkomisar Ervis Cipa dhe specialistja për hetimin e krimeve Ornela Hajrulla janë pezulluar nga detyra dhe ju ndalohet dalja nga shteti.
Sipas Ballës, dy punonjësit e shtetit janë pezulluar nga hetimet e AMP-së dhe Prokurorisë së Vlorës.
“Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit”, shkruan ai.