Vorë - Dy aksidente me 4 të plagosur, mes tyre një foshnje 2 muajsh

Vorë – Dy aksidente me 4 të…

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Vorë në harkun e pak minutave, si pasojë e të cilave janë plagosur katër persona, mes tyre dhe një fëmijë 2 muajsh.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës  12:31, ku janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë rreth orës  12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç.

 Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit