Vota të falsifikuara në Divjakë? Shihni foton që ngre dyshimet

Vota të falsifikuara në Divjakë? Shihni foton…

Zgjedhjet lokale të këtij viti janë shoqëruar herë pas here me debate, diskutime, konflikte, parregullsi, por dyshime nga Divjaka janë ngritur edhe për vota të falsifikuara. 

Kanë qenë vetë numëruesit në qendrat e votimit në Divjakë, të cilët kanë pikasur dy fleta me ngjyra të ndryshme me njëra-tjetrën. 

Fotoja në fjalë tregon dy fletët e votimit që kanë një ndryshim të dukshëm nga njëra-tjetra, pasi njëra është më e hollë dhe me ngjyrë më të zbehtë, ndërsa tjetra më e trashë. Kujtojmë se në Divjakë kryeson kandidati i PS.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë apo jo me falsifikim dhe mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të hetohet me ekspertizën përkatëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit