"Votën ose të bëmë copa"/ Çifti i të moshuarve u kërcënua për të votuar Agron Malajn

“Votën ose të bëmë copa”/ Çifti i…

Ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, ka fituar mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Matit. Me 4200 vota plus, Malaj arriti të linte mbrapa kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Mirëpo këto vota për ish-gardistin ka dyshime dhe prova se janë marrë edhe me presion dhe kërcënime.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shfaqet biseda e një të moshuari i cili konfirmon se i kanë kërkuar votën për Malajn me kërcënime. I moshuari nga fshatin Bruç thotë se një punonjës i OST dhe një person nga Tirana i kanë kërcënuar me jetë atë dhe gruan e moshuar, të dy të moshës 80-vjeçare.

A ka turp më të madh? Janë njerëz që i kemi këtu. O na ke dhënë votën thanë, ose të bëjmë copë-copë. Kështu na tha Ferit Neziri dhe Sajmir Hysa. Ishin në shtëpinë time, më bën presion në shtëpinë time. Unë durova” – denoncon i moshuari Arif Këputa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit