Votimi elektronik zhvat shqiptarët, kushton 55 euro për një votë

Votimi elektronik zhvat shqiptarët, kushton 55 euro…

Buxheti i shtetit harxhoi rreth 200 milionë euro për të futur votimin elektronik në disa bashki të vendit. Pajisjet të cilat herë punonin dhe herë nuk punonin dhe në fund u hodhën në kamion si thasë me kashtë, patën një kosto mjaft të lartë për xhepat e shqiptarëve. çdo qytetar që vuri gishtin në pajisjen elektronike harxhoi 55 euro për t’i dhënë votën politikanëve.

Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë lekë. Votimi elektronik në tre bashki, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, është llogaritur në rreth 1.9 miliardë lekë. Numri i popullsië me të drejtë vote në këto tre bashki për zgjedhjet vendore të vitit 2023 arrin në 310,846. Nisur nga këto shifra, kostoja për votues efektivë është rreth 14,000 lekë.

Nëse votimi elektronik do të zhvillohej në të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe jo vetëm në tre prej tyre themi se kostoja e projektuar për votimin elektronik për totalin e votuesve do të arrinte në 22.3 miliardë lekë ose rreth 200 mln euro. Në këto kushte, nga përllogaritjet del se kostoja për 3.6 milion votues në listë do të arrinte në 6,112 lekë për voues, ose rreth 55 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit