Voton për partinë dhe jo për kandidatin? Celibashi zbulon kur vota bëhet e pavlefshme

Voton për partinë dhe jo për kandidatin?…

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur së fundi për përgatitjet e zgjedhjeve, dhe për pikëpyetjet nëse fletët e votimit do të jenë gati në kohë.

Celibashi sqaroi se kur një fletë do të quhet e pavlefshme si dhe shpjegoi se vonimi i miratimit të fletës së votimit nuk do të sjellë probleme me kompaninë sllovene që do i prodhojë ato.

Ndërkohë Celibashi tha në “Breaking” se për ata deputetët që kanë fituar mandatin por më pas prokuroria sjell dosjen e tyre që ka probleme, do u hiqet mandati menjëherë.

“Çdo gjë është gati për këto zgjedhje, kemi dhe versionin final të fletës mbi të cilët do zgjedhin qytetarët me siguri që nëpërmjet fushatës edukuese nuk do mungojë qartësia lidhur mbi atë se si do plotësohet kjo fletë”, tha Celibashi.

Rrezikohen zgjedhjet, a mund të prodhohen fletët e votimit këtu?

Celibashi: Mendoj pas vendimit të djeshëm, që nuk do jetë ajo që u tha fillimisht, po do jetë me numra, procesin e përgatitjes e kemi shumë të thjeshtë në kuptim të dimensioneve të fletëve që i krijon mundësi kompanisë ta bëjë procesin e kohën e duhur.

Si janë pritshmëritë për identifikimin elektronik?

Celibashi: Prej më shumë se një muaji kemi bërë testime të vazhdueshme dhe me siguri them që çfarë është vërejtur nuk kemi asnjë problem dhe për sa i përket identifikimit elektronik do funksionojë plotësisht duke ofruar garancitë. Prej dy tre ditësh testojmë edhe votimin elektronik kemi vërejtur që ky sistem është shumë i përdorur, do vazhdojmë edhe deri në fundjavë që ta lëmë në dispozicion të kësaj njësie që zgjedhësit të familjarizohen me të që në votim të mos kemi problem.

Si do cilësohet një fletë e pavlefshme?

Celibashi: Zgjedhësi ka mundësi të votoj partinë dhe koalicionin por po ashtu dhe kandidatin, ose mund të zgjedhe vetëm partinë dhe koalicionin pa kandidat, edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat është e vlefshme.

Nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër kjo është e pavlefshme .Pra fletë që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që se ke zgjedhur. Pajisja dhe sistemi ofrojnë nxjerrjen e rezultati jo më vonë se një orë, por do shohim nëse do e shpallim rezultatin menjëherë apo jo.

Si do procedohet nëse kandidati fiton mandatin pa mbërritur dokumenti nga prokuroria?

Celibashi: Jo nuk jetë i vlefshëm, do i hiqet mandati pa diskutim.

Kemi një shkëmbim me të gjithë ata që janë të interesuar për zgjedhjet, se cili është opinoni i tyre se çcfarë është duke bërë KQZ këtë nuk mund ta them, ODHIR do ketë një raport paraprak pas ditës së zgjedhjeve.

Ku shqetesoni për probleme?

Celibashi: Jemi duke punuar që të paktën eksperiencat negative të mëhershme të mos i kemi, po nuk mund të thëm që cdo gjë do zhduket plotësisht po të paktën mos të jemi në dilemën se kush bëri çfarë dhe kush do ketë sjellje kundër ligjit të marrë ndëshkimin. Ne do bëjmë të pamundurën të frenojmë çdo gjë negative. Besoj që do kemi zgjedhje me të mira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit