Vra.sja në Gjirokastër, kapet autori

Vra.sja në Gjirokastër, kapet autori

Kapet nga policia Jano Koleta. autori i vrasjes në Gjirokastër mbrëmjen e sotme.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër, ku një person ka mbetur i vrarë me sende të forta në vazhdën e një e konfliktit.

Në fshatin Labovë të qytetit jugor, ka nisur një konflikti mes dy personave. Dyshohet për motive pronësie.

Në sherr e sipër, Koleta ka qëlluar tjetrin me sende të forta, duke e lënë të vrarë. Viktima është Andrea Xhavarra.

Xhavarra është nisur me urgjencë në spital por nuk ka arritur që të mbërrijë i gjallë për të marrë ndihmën e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit