Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, Gjykata e Elbasanit lë në burg katër adoleshentët

Vranë 15-vjeçarin në Gramsh, Gjykata e Elbasanit…

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër adoleshentët e përfshirë në konfliktin e 16 Majit në Gramsh. Në bashkëpunim ata qëlluan për vdekje me thikë 15-vjeçarin Fatjon Bici.

Seanca zgjati më shumë se tre orë, ndërkohë që të miturit janë asistuar edhe nga psikologë. Ndonëse pala mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë sigurie, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë në Gramsh ndodhi menjëherë pas përfundimit të orës së 6-të të mësimit, ku nxënësit ishin duke u larguar pranë banesave të tyre.

Viktima ka hyrë për të ndarë një sherr të nisur nga grupi i autorëve me një të afërmin e tij, kur ka marrë një plagë në zemër, me thikë, e cila ka qenë fatale për jetën e tij.

Ndërsa kushëriri i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit