Vranë 23-vjeçarin në Britani, 5 shqiptarët dalin para Gjykatës: Na ngeli në dorë

Vranë 23-vjeçarin në Britani, 5 shqiptarët dalin…

Pesë shqiptarët të cilët i morën jetën një 23-vjeçari në zonën e Cardifit në janar të vitit të shkuar kanë dalë para gjykatës, duke theksuar se qëllimi i tyre nuk ishte vrasja e të riut, por donin vetëm ta trembnin. Sipas mediave britanike Tomasz Waga u gjet me lëndime të shumta në zonën Penylan në janar 2021, pasi ishte rrahuar për vdekje nga 5 shqiptarët, pasi kishte tentuar tu grabiste shtëpinë e “barit”.

5 shqiptarët e arrestuar Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj, kanë dalë para gjykatës ku kanë deklaruar se nuk kanë patur aspak si qëllim për ta vrarë të riun, por iu ka ngelur në “dorë”. Mësohet se viktima së bashku me një person tjetër, Carl Davies, po përpiqeshin të vidhnin kanabis me vlerë 120.000 paund.

Avokati i shqiptarëve theksoi se qëllimi i tyre ishte ta merrnin në pyetje. Të  gjithë të pandehurit, përveç Mario Qatos, u arratisën në Shqipëri. Ndërkohë Qato u arrestua në Londër. Pasi u vendos në pranga, sipas prokurorit, ai gënjeu dhe tha se nuk kishte lidhje me krimin pasi s’kishte qenë në 319 Newport Road.

Katër të pandehurit e tjerë u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan në Britaninë e Madhe. Rezultatet mjeko-ligjore treguan se gjurmë gjaku u gjetën në një numër vendesh të lidhura me rastin.

Gjithashtu do të zbulohen edhe të dhënat telefonike të komunikimit midis të pandehurve dhe se si ata hoqën kartat nga celularët e tyre pas vdekjes së Waga. “Ata po përpiqeshin të mposhtnin drejtësinë”, tha ai, duke shtuar do t’i shfaqeshin pamjet e kamerave të sigurisë rrugore nga vende të ndryshme në të gjithë qytetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit