Vranë arkitektin italian, prangosen tre shqiptarë në Torino

Vranë arkitektin italian, prangosen tre shqiptarë në…

Në datën 9 qershor të këtij viti u raportua i vdekur arkitekti Roberto Mottura. Ky i fundit u gjet i vdekur në banesën e tij në Piossasco. Gjatë hetimeve për vrasjen janë zbuluar dhe autorët e krimit të cilët dyshohet se janë tre shqiptarë. Bëhet me dije se vrasësit e arkitektit janë Emirjon Marjini, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç.

Marjini i cili besohet se ishte kreu i grupit, kishte një dekret dëbimi vite më parë, ishte i pari që tradhtoi veten menjëherë pas vrasjes. Ai kishte takuar një person të njohur për të duke i thënë se duhet të ndryshonte urgjentisht celularin pasi ishte futur në telashe.

Hetuesit ishin në përgjim të bisedave të tij dhe pas kësaj deklarate të autorit, policia ra në gjurmët e tij dhe të bashkëpunëtorëve. Arkitekti 50-vjeçar Robert Mottura u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit