Vranë babain dhe e groposën në kasolle, tre fëmijët dalin sot para gjykatës

Vranë babain dhe e groposën në kasolle,…

Tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin e tyre, do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë babain e tyre ,e pistoletën e punës si roje dhe më pas e mbuluan me plastmasë dhe e groposën në një kasolle pranë shtëpisë.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.  Për ngjarjen, Blerina thotë se fëmijët e kanë kryer pasi kishin frikë për jetën, pasi Pëllumbi ka qenë njeri autoritar në familje dhe të gjitha vendimet për shtëpinë, fëmijët dhe gruan i merrte vetëm ai dhe nuk pyeste aspak familjarët.

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Në fillim për ngjarjen e regjistruar në Shënavlash u arrestua vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta, por pas hetimeve nga policia u zbulua se në ngjarje ishin të përfshirë edhe dy fëmijët e tjerë të viktimës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta 21 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit