Vranë krahun e djathë të Vis Martinaj, kërkohet 32 vite burg për dy të akuzuarit e klanit Duka

Vranë krahun e djathë të Vis Martinaj,…

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite burg për Elvis Gaçajn. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019, zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Malko njihej si krahu i djathë i Ervis Martinaj, dhe u eleminua me breshëri plumbash nga kundërshtarët e tij. Përpara se të bëhej ushtar i përbetuar i Martinajt, Santiago Malko ishte me detyrë polic.

Martinaj kishte rekrutuar persona të përgatitur ushtarakisht, ende në radhët e policisë ku Jeton Lami ishte një tjetër polic që e ruante atë nga atentatet që ndërmori klani Duka. Ndërkohë në muajin shkurt është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka, një ndër autorët e dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Më herët për këtë ngjarje, u dënua me 25 vite burg, Bledi Teta, i cili ka qenë një prej personave që mori pjesë në atentatin me breshëri kallashnikovi ku shënjestra ishte Santiago Malko. Teta ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Malkos dhe ka njoftuar grupin kundërshtar në momentin kur ky i fundit është gjetur i pambrojtur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit