Vranësira dhe reshje të herëpashershme/ Parashikimi i motit për këtë javë

Vranësira dhe reshje të herëpashershme/ Parashikimi i…

Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Por nga sa parashikohet edhe java që presim përpara pritet të të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës.

Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër.

Reshjet me këtë intensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore reshje kryesisht të dobëta), ndërsa siç u tha edhe më lart, dita e premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit